Telegrafi

Turqit të mbyllur brenda shtëpive shkaku i coronavirusit, dhitë e egra “zbresin” në qytet

Në qytetin Cemişgezek në provincën Lindore të Tunceli në Turqi, banorët tani janë të befasuar kur janë ballafaquar me një situatë të cilën kanë thënë se nuk e kishin hasur më parë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për kafshë të egra të cilat kishin “zbritur” në rrugët pranë shtëpive të tyre.

Sikurse edhe në shumicën e vendeve të botës, edhe në Turqi tanimë njerëzit janë mbyllur në shtëpitë e tyre, për shkak të shpërthimit të coronavirusit.

Ndryshe, numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 është rritur në 38.226 në Turqi, pasi 4.117 njerëz të tjerë kanë rezultuar pozitivë në teste, ndërsa numri i të vdekurve në Turqi nga coronavirusi i ri (COVID-19) është rritur në 812. /Telegrafi/