Në qytetin Cemişgezek në provincën Lindore të Tunceli në Turqi, banorët tani janë të befasuar kur janë ballafaquar me një situatë të cilën kanë thënë se nuk e kishin hasur më parë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për kafshë të egra të cilat kishin “zbritur” në rrugët pranë shtëpive të tyre.
Sikurse edhe në shumicën e vendeve të botës, edhe në Turqi tanimë njerëzit janë mbyllur në shtëpitë e tyre, për shkak të shpërthimit të coronavirusit.
Ndryshe, numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 është rritur në 38.226 në Turqi, pasi 4.117 njerëz të tjerë kanë rezultuar pozitivë në teste, ndërsa numri i të vdekurve në Turqi nga coronavirusi i ri (COVID-19) është rritur në 812. /Telegrafi/