Telegrafi

Turqit përfundojnë rindërtimin në Aeroportin e Ohrit

 Drejtori i kompanisë TAV, Sani Shener paralajmëroi bum investues të kompanive turke si dhe një numër të madh të avio- kompanive tjera, për të cilat Ohri është interesant si destinacion. Shener pret që aeroporti i Ohrit të jetë konkurrencë serioze për aeroportet e Tiranët dhe Prishtinës.

Nga kompania TAV paralajmëruan se aeroporti i Shkupit i rinovuar do të jetë në përdorim më 8 shtator, derisa kargo aeroportin në Shtip do ta ndërtojnë pas dhjetë vitesh.“Kur investuesit vijnë në një vend ata së pari takohen me aeroportet dhe atje marrin përshtypjen e parë për atë vend. Për shembull, në Gjeorgji investuesit turk pritnin të përfundojnë me punën dhe kur i përfunduam dy aeroportet atje, thjeshtë të gjithë investuesit vrapuan për të investuar në Gjeorgji. Tash më Londra është një destinacion definitiv, kemi paralajmërime për fluturime nga Holanda dhe Italia, kurse do të ketë edhe një numër të madh të fluturimeve të kompanisë Turkish Airlines. Këtë film tash më e kemi shikuar në Turqi, Tunizi dhe Gjeorgji”, tha Sani Shener, drejtor ekzekutiv i TAV.

“Tash më janë paralajmëruar tri fluturime në javë nga Holanda vetëm drejt Ohrit. Vetëm nga fluturimet prej Amsterdami presim më shumë se 10 mijë turist të vijnë këtë sezon në Ohër . Për ne si qeveri është shumë me rëndësi të jetë i suksesshëm investimi i kompanisë TAV në Maqedoni, pastaj të punojnë në mënyrë fitimprurëse.

Kjo do të thotë se Maqedonia është destinacion i mirë për zhvillimin e biznesit” tha Vlladimir Peshevski , zëvendëskryeministër. /Telegrafi/