Site icon Telegrafi

Turqit me numri më të madh të turistëve që vizitojnë Maqedoninë

Në muajin shkurt numri më i madh i turistëve që kanë vizituar Maqedoninë e Veriut kanë qenë nga Republika e Turqisë.

Pas turqve pasojnë turistët nga Serbia, thuhet në raportin e Entit Shtetëror të Statistikave.

“Në muajin shkurt ka pasur 5.104 turistë nga Turqia, 3.448 turistë nga Serbia, 2.679 nga Greqia dhe 1.500 turistë nga vendet e tjera”, thuhet në raport.

Numrat tregojnë se edhe në muajt e mëparshme janar dhe dhjetor numri më i madh i turistëve ka qenë përsëri nga Turqia.

Statistika tregojnë se në muajin nëntor të vitit të kaluar ka pasur një rritje të turistëve nga Britania e Madhe, Kosova, Kroacia, Italia, SHBA dhe vende të tjera./Telegrafi/

Exit mobile version