Site icon Telegrafi

Turqit kërcënojnë me vdekje ministrin e jashtëm austriak

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurtz, po përballet me kërcënime pasi që është njëri nga kritikët më të mëdhenj të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

Rrjetet sociale janë me plot porosi urrejtje nga fansat fanatikë të Erdoganit që fyejnë por edhe kërcënojnë ministrin austriak.

“Kush e fut dënimin me vdekje mbyll derën drejt BE-së”, ka thënë Kurtz gjatë fundjavës.

Nëpërmes Facebook-ut janë dërguar edhe kërcënime me vdekje ndërsa gjithashtu një turk ka kërcënuar ministrin austriak se “do ta godas me thikë në qafë”.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme është thënë se shërbimi për siguri dhe luftë kundër terrorizmit po heton këto kërcënime.

Megjithatë Kurtz nuk do të lejojë që ta shqetësojnë këto kërcënime dhe ka porositur se kjo është bërë një përditshmëri me të cilat përballet. /kp/

Exit mobile version