Site icon Telegrafi

“Turqit janë si qentë” dhe nuk ndalet me kaq – Martin Schulz përjashton deputetin grek nga mbledhja e Parlamentit Evropian (Video)

Plenary session week 10 2016 in Strasbourg - Statement by Martin SCHULZ EP President on the exclusion of Golden Dawn MEP.

Eleftherios Synadinos, një ish ushtarak, u përjashtua të mërkurën nga një seancë plenare e Parlamentit Europian pas shkeljes së rregullave kundër racizmit.

Deputeti grek i partisë naziste “Agimi i Artë”, gjatë një ndërhyrjeje mbi çështjen e refugjatëve ka thënë se turqit janë “barbarë shpirtërorë, të pabesë, mashtrues dhe të pistë”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Turqit janë si qentë e egër kur luajnë, por kur duhet të luftojnë kundër armiqve të tyre, ata ikin”, ka shtuar ai, shkruajnë tutje mediat e huaja.

Synadinos u nxor nga aty pasi presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz tha se komentet e tij ishin në kundërshtim me rregulloret e institucionit për të drejtat e njeriut.

Schulz ka thënë se masa e pazakontë ishte e justifikuar për të ruajtur “dinjitetin e shtëpisë sonë” dhe për të nënvleftësuar përpjekjet për të bërë racizmin “socialisht të pranueshëm”.

Ai tha se parlamenti i BE-së, Eleftherios Synadinos, më vonë do të marrë një shans për të sqaruar deklaratën e tij.

Schulz thuhet se edhe në të kaluarën ka dënuar ligjvënësit e BE-së që përdorin gjuhën raciste.

Greqia dhe Turqia historikisht kanë pasur një marrëdhënie jo të mirë mes tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version