Telegrafi

Turqit interesohen për Zhurin

Kompanitë e interesuara janë konsorsiumi austriak KI – Kelag International GmbH & Strabag (Austri), konsorciumi anglezo-turk Palet Inşaat & Union D Energy System Development Corporation dhe kompania turke Limak Group. “Ministria e Energjisë dhe Minierave mirëpret paraqitjen e investitorëve potencial për Hidrocentralin e Zhurit dhe shpreh kënaqësinë që kompanitë e paraqitura janë kompani shumë serioze nga shtetet mike të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Energjetikës dhe Minierave.

Ky hidrocentral parashikohet të ndërtohet me kapital privat bazuar në ligjin për koncesione dhe partneritete publiko private dhe parashikohet të kushtojë rreth 330 milionë euro. Kompania që do ta implementojë këtë projekt do të përzgjidhet në fillim të vitit 2011. /Telegrafi/