Telegrafi

Turqit hapin fabrikë në Serbi, investime mbi 11 milionëshe me 400 të punësuar

Turqit hapin fabrikë në Serbi mbi 11 milionëshe me 400 të punësuar

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka hapur në Vladiçin Han fabrikën e investitorit turk “Teklas Automotive”, e cila prodhon komponentë për pjesë të veturave, njofton RTS.

Investimi i përgjithshëm i turqve ishte 11.35 milionë euro, me 400 të punësuar në çerekun e parë, ndërsa deri më 2018 janë paralajmëruar të punësohen 1.200 persona.

Shiritin për hapjen e fabrikës e prenë kryeministri Vuçiq dhe ambasadori i Turqisë në Serbi, Mehmet Kemal Bozaj, ndërsa në hapje ishin edhe ministrat Rasim Lajiq dhe Zhelko Sertiq.

“Kjo është një ditë e madhe jo vetëm për Vladiçin Hanin, Rrethin e Pçinjës e të Jabllanicës, por për gjithë Serbinë”, ka thënë Vuçiq me rastin e hapjes së fabrikës./Telegrafi/