Telegrafi

Turqit, gati një fidanisht qëndrore për Kosovën

Me këtë rast delegacioni turk është interesuar që të konkretizojë mbështetjen për bujqësinë e Kosovës, duke krijuar kështu hapësirë të mjaftueshme për hartimin e projekteve të reja në kultivimin e farërave të të gjitha llojeve dhe, jo vetëm për grurë dhe misër, por edhe në të gjthë sektorët e tjerë të perimkulturës dhe të pemëtarisë. 

Kjo inicaitive erdhi pas vizitës që kohë më parë ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z. Idriz Vehapi dhe zv.ministri Fikrim Damka e patën bërë në Ispara të Turqisë, për vizitë kthyese sot ishte një delegacion turk i kryesuar nga Metin Kaycioglu, drejtor i Departamentit të Farërëve, si dhe Mesut Akdamar dhe Selami Yazar, menaxher dhe përfaqësues të kompanisë “TÜGEM” nga Ispara. /telegrafi/