Telegrafi

Turqit, 500 milionë dollarë investime në Shqipëri

Ambasada Turke në Tiranë në bashkëpunim me "Albinvest", organizuan hapjen e Forumit të biznesit shqiptaro-turk. Një grup biznesmenësh nga Turqia, që u përkasin kryesisht sektorit prodhues, paraqitën profilet e bizneseve të tyre, së bashku me dëshirën për të hyrë me investime në Shqipëri.

Në këtë forum merrnin pjesë dhe përfaqësues të firmave dhe kompanive të njohura shqiptare, të cilët diskutuan me homologët e tyre për krijimin e mekanizmave të shërbimeve të sipërmarrjes dhe të konsulencës teknike midis dy vendeve.