Një xhami historike në Turqinë juglindore është zhvendosur nga vendi i saj i mëparshëm.
Xhamia Er Rizk në Hasankeyf në provincën Batman, është një nga disa ndërtesa në fshat që po zhvendoset nga fshati i cili rrezikohet nga një projekt i digës Ilisu që rrezikon të zhytë fshatin kur të hapet, transmeton Telegrafi.
Xhamia u zhvendos në një park kulturor rreth katër kilometra larg nga vendi i saj origjinal.
“Ne i kishim kryer testimet tona në rrugë deri dje, dhe nuk kishte asnjë problem. Sot, ne do ta bartim monumentin përmes një rrugë 4,670 metrash në vendin e tij të ri në arkeo-park”, tha Ali Naci Kosali, zyrtar për projektin zhvendosës.
Ai tha se minarja e xhamisë ishte çmontuar dhe po ruhet. Do të restaurohet pasi të jetë vendosur mbi xhami.
Hasankeyf u shpall një zonë konservimi në vitin 1981. Ka rreth 6.000 shpella rreth qytetit që përmbajnë mbetjet e adhurimit të krishterë dhe myslimanë, si dhe një kështjellë bizantine. /Telegrafi/