Telegrafi

Turqia u bën thirrje vendeve të BE-së të mos pengojnë anëtarësimin e saj

Ali Babacan tha se disa vende anëtare të BE-së po përpiqen të dëmtojnë pozicionin politik dhe juridik të Turqisë në procesin e pranimit. Ai shtoi se këto veprime nuk shprehin një qëndrim të përgjegjshëm.

Presidenti francez Nicolas Sarkozy vazhdimisht ka shprehur dyshime lidhur me pranimin e Turqisë, duke argumentuar se pjesa më e madhe e Turqisë ndodhet në Azi dhe jo në Evropë.

Babacan i bëri komente, ndërsa BE hapi bisedimet e reja me Turqinë në Bruksel, lidhur me dy fusha të tjera politike, ose kapituj, që janë pjesë e kërkesës së Ankarasë për anëtarësim në organizatë. Kjo e çon në rreth 5 numrin e kapitujve që Turqia ka hapur, ndër 35 të tillë, të cilat të gjitha vendet kandidate të BE-së, duhet t’i negociojnë me sukses para anëtarësimit. /VoA/