Site icon Telegrafi

Turqia do t’u jap shtetësi investitorëve të huaj, këto janë kushtet që duhet plotësuar!

Close up of Turkish passport with shallow depth of field

Turqia do të hapë zyra shërbimi për të lehtësuar procedurat e shtetësisë ose lejes së qëndrimit afatgjatë për investitorët e huaj, njoftoi Ministria e Brendshme e Turqisë.

Muajin e kaluar, vendi ka reduktuar kufijtë e kërkuar për të huajt për të fituar shtetësinë turke në mënyrë që të inkurajojë investimet.

“Zyrat e shërbimit do të hapen në Stamboll dhe Ankara për të ndjekur një finalizim të procesit të shtetësisë ose lejes së qëndrimit afatgjatë për të huajt që plotësuan kushtet në një vend të vetëm”, tha ministria në një deklaratë me shkrim.

Të huajt, të cilët duan të jenë shtetas i Turqisë, duhet të bëjnë një investim prej 500,000 dollarë, të blejnë pasuri të patundshme në vlerë prej 250,000 dollarë ose të krijojnë vende pune për të paktën 50 vetë.

Ministria tha se zyrat, të cilat do të hapen më 22 tetor, do të kontrollojnë kushtet, do të mbështesin investitorët dhe do të ofrojnë konsulencë dhe do të ndjekin aplikimet.

Turqia nuk është i vetmi shtet që synon të lehtësojë procesin e shtetësisë për investitorët e huaj. Edhe Greqia muajin e fundit ka deklaruar se do të zgjerojë programin nxitës të investitorëve të huaj, e njohur ndryshe si “vizat e arta”. /Telegrafi/

Exit mobile version