Telegrafi

Turqia thotë se shpëtoi 526 emigrantë “të shtyrë nga Greqia” në vetëm 12 ditë

Roja bregdetare turke ka shpëtuar 526 migrantë ilegalë që nga 13 dhjetori, të cilët u larguan nga Greqia, tha komanda të martën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, nga data 13-25 dhjetor, “në një total prej 52 incidentesh, 991 migrantë ilegalë dhe 10 kontrabandistë emigrantë u kapën dhe 526 emigrantë të parregullt të shtyrë përsëri në ujërat territoriale turke nga ujërat greke u shpëtuan”, thuhet në një deklaratë.

Deklarata theksoi gjithashtu përpjekjet e Turqisë për të parandaluar migrimin ilegal dhe aktivitetet e paligjshme në baza 24/7 dhe për të ndihmuar këdo që ka nevojë për ndihmë në det duke respektuar të drejtat e njeriut dhe ligjin vendas dhe ndërkombëtar.

Komanda shprehu gjithashtu shqetësimin e Turqisë për rritjen e viktimave përgjatë rrugëve të migracionit për shkak të taktikave të forcave greke të sigurisë dhe politikës së presionit, duke i detyruar migrantët e parregullt të ndryshojnë kursin drejtpërsëdrejti në Itali.

Siç shkruajnë tutje mediat turke, Turqia ka dënuar në mënyrë të përsëritur praktikën e paligjshme të Greqisë për të shtyrë azilkërkuesit, duke deklaruar se ajo shkel vlerat humanitare dhe ligjin ndërkombëtar duke rrezikuar jetën e migrantëve vulnerabël, duke përfshirë gra dhe fëmijë.

Vitet e fundit, qindra mijëra kanë bërë udhëtime të shkurtra por të rrezikshme nëpër Egje për të arritur në Evropën veriore dhe perëndimore në kërkim të një jete më të mirë. /Telegrafi/