Telegrafi

Turqia do t’i ofrojë ndihmë mjekësore Maqedonisë së Veriut për ballafaqim me pandeminë

Si pjesë e luftës kundër Covid-19, Republika e Turqisë do t’i ofrojë ndihmë mjekësore Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Avioni ushtarak turk që transporton furnizime mjekësore do të zbresë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit ditën e mërkurë (8 prill 2020) në orën 14:25.

Dorëzimi i materialit mjekësor do të bëhet nga ambasadori Hasan Mehmet Sekizqok, thuhet në deklaratë.