Site icon Telegrafi

Turqia do të krijojë brenda vitit një megabankë islame

Zëvendëskryeministri turk, Mehmet Shimshek, e ka bërë të ditur projektin dje në një takim ekonomik. Ndërsa ka folur për rëndësinë kritike të financave islame, Shimshek ka deklaruar se Turqia do të krijojë brenda vitit një megabankë islame.

“Jemi në kontakt me Bankën Islame për Zhvillim për të krijuar një megabankë në Turqi,” raporton agjencia turke e lajmeve, Anadolu Ajansı, të ketë thënë zëvendëskryesministri.

“Turqia do të ketë një megabankë që do t’i shërbejë këtij rajoni. Dhe Indonezia do të ketë një të tillë,” ka shtuar Mehmet Shimshek, duke sqaruar se ato do të jenë “të specializuara apo të territorializuara”.

Partnerë të megabankës do të jenë Banka Islame për Zhvillim dhe institucioni turk i Thesarit.

Pasi qeveria turke synon prej kohësh ta kthejë Stambollin në një qendër financiare, megabanka islame do ta ketë qendrën aty.

Duke folur për financat islame, zëvendëskryeministri turk ka theksuar se ato e kanë potencialin që të rriten, por nevojitet një vënie në lëvizje e këtij potenciali. Shimshek do t’u kërkonte gjithashtu bankave islame që t’u ofronin më tepër produkte klientëve të tyre.

Veprimtaria bankare islame zë vetëm pesë për qind në sistemin e përgjithshëm të bankimit në Turqi. Qeveria turke ka si objektiv që ta çojë këtë shifër në 15 për qind në vitin 2023. /Tesheshi/Telegrafi/

Exit mobile version