Turqia do të fillojë përsëri kërkimet për burime natyrore në ujërat e diskutueshme të Mesdheut.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, tensionet u ndezën gjatë muajit gusht kur anija turke u dërgua për kërkime tek një zonë e pretenduar nga vendet si: Greqia, Turqia dhe Qipro.
Turqia e pati tërhequr anijen e saj Oruc Reis, gjatë muajit shtator përpara përpjekjeve diplomatike për të zgjidhur këto mosmarrëveshjeje.
Kështu, tani Ankaraja deklaroi se anija do të fillojë përsëri kërkimet sizmike përgjatë 10 ditëve në Mesdheun lindor.
Anija Oruc Reis, do të shoqërohet gjithashtu nga dy anije të tjera sikurse Ataman dhe Cengiz Han.
Greqia dhe Turqia të dyja këto vende anëtare të NATO-s, kanë pasur mosmarrëveshje kufitare si dhe pretendime mbi të drejtat detare. /Telegrafi/