Përfaqësuesja e Kosovës do të grumbullohet në Antalya për ndeshjen ndaj Turqisë.
Ndeshja mes Turqisë dhe Kosovës do të zhvillohet më 12 nëntor në qytetin bregdetar Antalya.
Por vendasit janë favoritë absolut për këtë takim edhe nga bastoret e ndryshme sportive.
Janë zbuluar kuotat për këtë sfidë dhe fitorja eventuale e Turqisë ka një kuotë prej 1,12 euro, barazimi vlen 9.00 ndërsa fitorja e Kosovës kotohet nga 17.00 deri në 29 varësisht prej bastoreve. /Telegrafi/