Turqia i është kundërpërgjigjur ushtarakisht një sulmi me raketa nga Shteti Islamik prej të cilit mbetën të plagosur 21 shtetas turq.
Lajmi u komunikua nga vetë kryeministri Ahmet Davutoglu, i cili deklaroi se ushtria turke do të vijojë të mbrojë qytetarët e saj nga çdo kërcënim.
Ai tha se forcat e sigurisë kishin goditur pozicionet e militantëve të Shtetit Islamik, por nuk dha ende të dhëna të sakta mbi bilancin e sulmit.
“Qyteti Kilis u godit nga raketat e Shtetit Islamik gjatë orëve të fundit. Unë kam biseduar me autoritetet e ushtrisë dhe ata më konfirmuan se forcat tona të sigurisë i kanë dhënë kundërpërgjigjen e duhur ekstremistëve të ISIS. Gjatë incidentit të orëve të fundit u plagosën 21 qytetarë turq, ndaj unë dua t’i uroj atyre një shërim sa më të shpejtë” ishin fjalët e Kryeministrit Davutoglu, transmeton Oranews.
Militantët e Shtetit Islamik kanë arritur së fundmi që të rimarrin nën kontroll disa zona me rëndësi strategjike pranë kufirit me Turqisë, përshirë qytetin al-Rai.
Një gjë e tillë mund të paraqesë një rrezik real për Turqisë, në kushtet kur edhe në rajonin juglindor të vendit janë regjistruar incidente të shumta nga militantët kurdë.