Site icon Telegrafi

Turqia sulmon caqet kurde në veri të Sirisë

Ushtria turke ka sulmuar caqet kurde në veri të Sirisë. Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu raportoi se sulmet ajrore kanë goditur pozicionet e Njësive për Mbrojtjen e Popullit (YPG) në Zor Moghar.

Ky fshat në lindje të Alepos gjendet përgjatë lumit Eurfrat, që ndanë forcat opozitare siriane që mbështeten nga Turqia me anëtarët e YPG-së, grup të cilin Turqia e konsideron organizatë terroriste.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut dhe agjencia e lajmeve kurde Hawar kanë raportuar për bombardime, duke thënë se Turqia ka sulmuar edhe fshatra të tjerë në lindje të Eufratit. Agjencia Hawar ka thënë se ende nuk ka raportime se ka viktima nga këto sulme.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan vazhdimisht ka paralajmëruar se vendi i tij do të zgjerojë operacionet ushtarake përgjatë kufirit me Sirinë, me qëllim që, siç është shprehur ai, kjo zonë të pastrohet nga “terrori”.

Exit mobile version