Ekipi i Kosovës ka të ardhme, pasi shumica e lojtarëve, janë në moshë të re.
Edhe në këto eliminatore, baza e ekipit ishte me lojtarë të rinj dhe perspektiv, ku u zu edhe vendi i tretë në grup, duke e lënë pas Malin e Zi dhe Bullgarinë.
Faqja e specializuar për çmimin e lojtarëve, Transfermarkt, ka nxjerrë moshën mesatare të secilës skuadër në çdo ndeshje, duke i radhitur 10 më të rejat. Kosova në katër raste e ka pasur skuadrën më të re.
Turqia e zë vendin e parë, por këtë e ka bërë vetëm pas kualifikimit, ku në ndeshjen e fundit ndaj Andorrës, ka pasur moshë mesatare prej 23.6 vjet.
Kosova është në vendin e dytë, ku në fitoren ndaj Bullgarisë 3-2, kishte në fushë lojtarë me moshën mesatare prej 23.7 vjeç.
Edhe në tri raste tjera, Kosova ka pasur një prej moshave më të ulëta, duke treguar qartë që baza e ekipit përbehet nga lojtarë të rinj. /Telegrafi/