Turqia po lëviz më afër udhëtimin pa viza në Bashkimin Evropian. Vendimi mund të hyjë në fuqi deri në fund të qershorit.
Ekzekutivi i Komisionit të BE-së, ka thënë se gjithçka varet nga takimi në Ankara rreth kushteve të një marrëveshjeje mes Turqisë dhe BE-së për frenimin e emigracionit në Evropë. Vlerësimi do të paraqitet përmes një raporti muajin e ardhshëm.
“Komisioni do të paraqesë raportin e tij të tretë për liberalizim e vizave për Turqinë më 4 maj”, njoftoi komisionari i Emigracionit të BE-së Dimitris Avramopoulos.
“Mbi të gjitha, ne duhet të jemi vigjilent dhe të monitorojmë të gjithë procesin nga afër, sidomos kur bëhet fjalë për sigurimin e të drejtave dhe kushteve të përshtatshme për më të prekshmit, pra gratë dhe fëmijët”, tha ai.