Site icon Telegrafi

Turqia shqyrton mundësinë e një kontrate disa miliardëshe me Rusinë

Turqia është shprehur e gatshme për të shqyrtuar një ofertë të mundshme nga ana e Rusisë për ndërtimin e një sistemi të mbrojtjes ajrore, kontratë disa miliardë dollarëshe, raportoi sot një televizion turk.

Turqia anuloi përpara një viti një mega kontratë me vlerë tre miliardë euro, e paraqitur në 2013 nga Kina në përfundim të shqyrtimit të tenderit për të pajisur ushtrinë me raketa tokë-ajër.

Në atë periudhë autoritetet turke theksuan ngurrimin e palës kineze për të ndarë me të një pjesë të rëndësishme të teknologjisë së saj.

“Turqia është e gatshme për të shqyrtuar në bazë të së njëjtit tender, një propozim të mundshëm nga ana e Rusisë për ndërtimin e një sistemi për mbrojtjen ajrore me rreze të gjatë”, raportoi televizioni turk.

Ndërsa, zyrtarët turk nuk u prononcuan në lidhje me këtë informacion.

Exit mobile version