Federata e Futbollit e Turqisë ka njoftuar zyrtarisht ndarjen e rrugëve apo më saktë shkarkimin e trajnerit të deritashëm Senol Gunes.
Gunes më nuk do të jetë trajner i kombëtares së Turqisë dhe ky lajm është konfirmuar nga vet faqet zyrtare të federatës turke.
“Pas takimeve me trajnerin e ekipit tonë kombëtar Senol Gunes, u vendos reciprokisht të ndahen rrugët”.
“Dëshirojmë të falënderojmë mësuesin tonë të nderuar z.Senol Gunes për punën e tij gjatë kohës së tij dhe për kontributet e tij në futbollin turk”, thuhet në njoftimin e federatës.
A Millî Takım Teknik Direktörümüz Şenol Güneş ile yapılan görüşmeler sonrasında karşılıklı olarak yolların ayrılmasına karar verilmiştir. Değerli hocamız Sayın Şenol Güneş’e görev sürecindeki çalışmaları ve Türk futboluna yaptığı katkılar için teşekkür ederiz. pic.twitter.com/JWPhHdvchr
— TFF (@TFF_Org) September 10, 2021
Ndryshe, Gunes, i cili u bë kreu i ekipit kombëtar turk më 1 qershor 2019, me Turqinë pati 32 ndeshje duke marrë 15 fitore, 10 barazime dhe 7 humbje në këto ndeshje.
Megjithatë, nisja jo e mirë e kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022” kanë bërë që Federata e Turqisë të vendos për largimin e Gunesit.
Humbja e fundit nga Holanda me rezultat të thellë 6-1 thuhet se luajti një rol të madh në vendimin e drejtuesve të federatës turke. /Telegrafi/