Telegrafi

Turqia shënon rritje ekonomike 10.3 për qind

Qeveria kishte caktuar për objektiv një rritje prej 3.5 për qind për vitin 2010. Ky është tremujori i tretë radhazi me rritje për ekonominë turke, teksa gjatë tremujorit të mëparshëm ajo shënoi një rritje prej 11.7 për qind.

"E kemi tejkaluar objektivin e programit . Rritja ekonomike për të gjithë vitin 2010 pritet të jetë më e madhe se 6 për qind, madje diku rreth 7 për qind", tha ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Nihat Ergun.

Sipas tij, ajo që ka rëndësi është që rritja është siguruar nga një rritje e konsumit të brendshëm dhe e shpenzimeve për investime, veçanërisht në sektorin privat. /Telegrafi/