Site icon Telegrafi

Turqia regjistroi mbi 30.000 raste të reja me COVID-19

Turqia regjistroi 30.402 raste të reja pozitive me coronavirusin e ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë 6.093 raste simptomatike, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit.

Rastet e reja simptomatike e kanë çuar totalin e pacientëve në 539,291, transmeton Anadolu Agency.

Rreth 4.011 pacientë të tjerë u shëruan gjatë ditës së kaluar, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 431.253, ndërsa numri i të vdekurve u rrit me 195, për të shkuar në 14.900.

Mbi 174 mijë teste të tjera për COVID-19 janë kryer në gjithë vendin gjatë 24 orëve, duke e çuar shifrën totale në mbi 19,69 milionë.

Shifrat treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike aktualisht qëndron në 5.805.

“Shpresojmë të shohim ndikimin e masave dhe kufizimeve”, shkroi Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në Twitter, duke iu referuar orës policore së lajmëruar në vend javën e kaluar.

Duke i bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat, Koca tha: “Qëndroni larg turmave edhe pa kufizime”.

Exit mobile version