Turqia konfirmoi të shtunën 981 persona të shëruar nga coronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të personave të rikuperuar në 215 mijë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ministri turk i shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan edhe 996 raste të reja, ndërkohë numri i të prekurve u rrit në 231 mijë.
Ai potencoi se bilanci i rasteve po raportohet në qytetin e Ankarasë si dhe në krahinat e provincave të Mardin, Dijarbakir, Gaziantep dhe Konya.
Ndërkohë, bëhet e ditur se numri i viktimave nga coronavirusi në Turqi u rrit në 5,710, ndërkaq brenda një dite u regjistruan edhe 19 viktima të tjera.
Kujtojmë se pandemia e coronavirusit ka lënë të vdekur globalisht më shumë se 680 mijë persona, kurse ka infektuar rreth 17.6 milionë njerëz. /Telegrafi/