Turqia ka thënë se dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Sirinë, ndaj fqinjit të saj të goditur nga lufta.
Turqia ka kohë që ka deklaruar se zgjidhja e vetme për paqen rajonale është largimi i presidentit Bashar al-Assad, shkruan BBC.
Por Kryeministri turk Binali Yildirim ka këmbëngulur se marrëdhëniet e mira me Sirinë janë të nevojshme për luftën kundër terrorizmit, dhe për stabilitetin në rajon, transmeton KosovaPress.
Turqia ka berë lëvizje kohët e fundit në raport me çarjet me Rusinë dhe Izraelin.