Sipas të dhënave të Institutit turk të Statistikave në 14 vitet e fundit, inflacioni vjetor është rritur në 15.39 për qind, ku në qershor kjo normë ka dyfishuar pritjet prej 2.61 për qind.
Ekspertët mendojnë se inflacioni do të vazhdojë trendin i tij negativ.
Sipas ekonomistit Yalçın Karatepe, normat e inflacionit do të rriten edhe më shumë për shkak të zgjedhjeve politike, për arsye se shumë taksa dhe rritje çmimesh janë shtyrë.
Objektivi i inflacionit prej 5 për qind prezantuar nga Banka Qendrore e Turqisë, sipas ekspertëve nuk është real.
Özcan Kadıoğlu, nga Forumi për Hulumtime Ekonomike, thekson dallimin midis objektivave dhe vlerësimeve në fund të vitit.
“Objektivi ishte 5 për qind, ndërsa parashikimet 8.4 për qind, por në të vërtetë inflacioni në qershor arriti në 15.39 për qind. Ka një ndryshim shumë të madh midis parashikimit të Bankës Qëndrore dhe objektivit të saj”, tha Kadıoğlu, përcjell Telegrafi.
Një nga temat më të përfolura në muajt e fundit ka qenë rritja e çmimeve të qepëve të thata dhe patateve. Çmimet e konsumit, në muajin qershor, u rritën me çmimin më të lartë prej 82.53 për qind në krahasim me një muaj më parë. Këtë rritje e ndoqi patatja me 63.34 për qind e karota me 57.72 për qind. /Telegrafi/