Telegrafi

Turqia po mendon t’u marrë shtetësinë personave që mbështesin terrorizmin

Turqia duhet të marrë parasysh heqjen e shtetësinë ndaj personave që mbështesin terrorizmin, ka thënë sot presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan, duke shtuar se qeveria nuk ka “asgjë për të diskutuar me terroristët”, raporton Independent.

Këtë koment ai e bëri në një fjalim për një grup të juristëve në Ankara, një ditë pasi përjashtoi një ringjallje të bisedimeve të paqes me Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Ai është zotuar për të shuar konfliktin kurd në juglindjen një herë dhe përgjithmonë

“Ne duhet të jemi të vendosur për të marrë të gjitha masat e nevojshme, duke përfshirë heqjen e shtetësisë për mbështetësit e organizatës terroriste,” tha në fjalimin e tij të transmetuar drejtpërdrejt në televizion.

Erdogan nuk ka saktësuar se kush ishte në shënjestrën e këtyre komenteve .

Komente të tilla kanë shqetësuar mbrojtësit e të drejtave të njeriut të cilët kanë frikë se ligjet e anti-terrorizmit, të përdorura tashmë për të kapur akademikë dhe gazetarë të opozitës, tani do të përdoren në gjykata për të shtypur diskutimet e çështjeve të tilla si konflikti kurd.