Site icon Telegrafi

Turqia pezullon nga puna edhe 12 mijë policë

Autoritetet turke kanë njoftuar të martën se kanë pezulluar më shumë se 12 mijë policë, të cilët dyshohen për lidhje me klerikun mysliman Fetullah Gulen, i akuzuar për organizmin e grusht shtetit të dështuar në korrik.

Sipas selisë së policisë, nga 12,801 zyrtarë policor janë pezulluar nga detyra si pjesë e hetimit rreth përpjekjeve për grusht shtet, ku 2,523 prej tyre ishin shefa të policisë, shkruan AFP.

Në total, Turqia ka rreth 270.000 policë.

Ata u pezulluan për lidhje të dyshuara me lëvizjen Gulen të cilën Turqia e fajëson për tentim të puçit, i cili u përpoq që të largojë presidentin Rexhep Taip Erdogan nga pushteti, transmeton KosovaPress.

Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1999, i ka mohuar me forcë akuzat e Ankarasë.

Exit mobile version