Turqia ka hedhur poshtë kërcënimin e Presidentit Donald Trump për të “shkatërruar” ekonominë e saj, nëse sulmon forcat kurde në Siri pas tërheqjes së planifikuar të trupave amerikane.
“Nuk mund të arrini askund duke e kërcënuar ekonomikisht Turqinë,” tha Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu.
Forcat amerikane kanë luftuar së bashku me kurdët në Sirinë veriore kundër grupit të Shtetit Islamik ISIS.
Megjithatë, Turqia i konsideron Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG) si terroristë. /kp/Telegrafi/