Derisa Donald Trump përgatitet për të ndërtuar një mur në mes SHBA-ve dhe Meksikës, Turqia ka njoftuar përfundimin e një fortifikimi të lartë tre metra përgjatë kufirit të saj me Sirinë për të parandaluar refugjatët dhe kontrabandistët të hyjnë në vend.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për përfundimin e seksionit 556 kilometrash, që vlerësohet se është faza e parë e një strukture që përfundimisht do të “ndante” të gjithë kufirin 911 kilometrash mes dy vendeve.
Pjesa tjetër e murit pritet të përfundojë deri në vjeshtë, në të cilën pikë ajo do të jetë struktura e dytë më e gjatë në botë, pas Murit të Madh të Kinës me rreth 3460 kilometra gjatësi.