Site icon Telegrafi

Turqia nuk do të heqë dorë nga kërkesa për t’i dhënë fund bllokadës së Gazës

Turqia nuk do të heqë dorë nga kërkesa e saj për t’i dhënë fund bllokadës së Gazës, me qëllim që të normalizoj marrëdhëniet me Izraelin, tha zëdhënësi i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan të hënën.

Zëdhënësi, Ibrahim Kalin tha se nuk ka ende marrëveshje përfundimtare të shkruar mbi riparimin e lidhjeve me Izraelin dhe se bisedimet do të vazhdojnë në javët e ardhshme.

Ministria e Jashtme turke tha të premten se ekipet turke dhe izraelite kanë bërë përparim drejt përfundimit të një marrëveshje në bisedimet e javës së kaluar.

Exit mobile version