Turqia do të luajë ndeshjen e parë të kualifikimeve për botërorin e futbollit kundër Kroacisë.
Trajneri i kombëtares turke, Fatih Terim ka analizuar takimin e kombëtares kroate, të cilën e konsideron shumë të fortë.
Por, mediat turke raportojnë që ‘Imparatori’ nuk ka pranuar të analizojnë përfaqësuesen e Kosovës, pasi që nuk e llogaritë si takim që ia vlen të humbet kohë, transmeton Telegrafi.
Në fakt, Turqia do të ketë edhe dy takime paraprakisht që do ti zhvillojë në grupin I para se të takohet me përfaqësuesen tonë.
Kujtojmë se në një takim të zhvilluar në kuadër të miqësoreve, Kosova ishte mposhtur thellë prej kombëtares turke me rezultat 6:1.
Vlen të theksohet se kosovarët nesër do të takohen në kuadër të eliminatoreve të botërorit me kombëtaren finlandeze në qytetin Turku. /Telegrafi/