Turqia po përballet me zjarre të mëdha, e cila kanë shkaktuar vdekjen e tre personave, lëndimin e qindrave njerëzve dhe dëme të mëdha materiale.
Megjithëse presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka në dispozicion dy aeroplanë për udhëtimet e tija, shteti nuk ka asnjë aeroplan në dispozicion për të shuar zjarret.
Ministri i Pyjeve, Bekir Pakdemirli tha se Turqia aktualisht nuk ka aeroplanë zjarrfikës në inventarin e saj, por ata planifikojnë të përfundojnë blerjen e aeroplanëve këtë vit, raporton dw.
Yaralanan kolunu kendi sarıp, bir ağaç daha kurtarabilmek için görevine koşan kahramanımız Cihan Toşur…
Aynı gayretle dur durak bilmeden #YeşilVatan'ımızı savunan tüm kahramanlarımızla gurur duyuyoruz.
Elinize, emeğinize sağlık.👏🏻#OrmanVatandır #memleketyaniyor pic.twitter.com/T4PaMF3FwI
— Orman Genel Müdürlüğü (@OGMgovtr) July 30, 2021
Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë Bekir Pakdemirli tha se nuk ka aeroplanë zjarrfikës dhe helikopter në inventarin e ministrisë, por se blerja e tyre do të përfundojë këtë vit me udhëzimin e presidentit.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të shtypit në Antalia në lidhje me zjarret në vazhdim, Pakdemirli sqaroi debatet rreth pretendimeve se ministria nuk ka marrë me qira aeroplanë nga Rusia në vend që të përdorë aeroplanët e Shoqatës Aeronautike Turke.
Pakdemirli tha “Ne po bëjmë blerje me sistemin e tenderit, kështu që ne nuk kemi një aeroplan zjarrfikës në inventarin tonë, ne nuk kemi një helikopter zjarrfikës në inventarin tonë”. /Telegrafi/
Her yer ateş, her yer yangın yeri olsa da tek bir ağaç, tek bir can kurtarmak için #YeşilVatan'ı savunmaya canımızı adadık.
Destekleri ve duaları ile bizleri motive eden milletimize teşekkür ediyoruz.
Birlikte başaracağız. Yangınla savaşı kazanacağız. pic.twitter.com/hGM3auT2bE
— Orman Genel Müdürlüğü (@OGMgovtr) July 30, 2021