Site icon Telegrafi

Turqia nuk ka aeroplan për shuarjen e zjarreve, qytetarët intervenojnë me duar

Ka shkuar në tetë numri i të vdekurve në shtetin turk shkaku i zjarreve që e kanë kapluar këtë shtet.

Komuna Marmaris ndau së fundi një video të zjarreve në Hisaronu dhe kërkoi ndihmë emergjente ajrore.

Lexo po ashtu Turqia nuk ka asnjë aeroplan për shuarjen e zjarreve

Në Delikyol, komuna njoftoi se qytetarët po përpiqeshin ta shuanin zjarrin me duart e tyre, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar në llogarinë Twitter të bashkisë, “Hisaronu është në zjarr! Kërkohet mbështetje urgjente ajrore! Dëgjoni britmat tani!” shkruan në Twitter, raporton t24.com.tr.

Lexo po ashtu Të lodhur dhe rraskapitur me zjarret në Turqi - publikohen pamjet e zjarrfikësve duke bërë një sy gjumë

Shteti turk nuk ka asnjë aeroplan në dispozicion për shuarjen e zjarreve dhe po kritikohet qeveria.

Ndryshe, Turqia ka kërkuar ndihmën e shteteve të huaja në kalimin e kësaj katastrofe. /Telegrafi/

Exit mobile version