Site icon Telegrafi

“Turqia nuk e mbante dot topin as dhjetë sekonda”, Fabregas i bën përshkrimin perfekt dominimit të Italisë

Cesc Fabregas e ka komentuar fitoren 3-0 të Italisë ndaj Turqisë në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian.

Azzurët e përfunduan pjesën e parë ndaj turqve pa gola, mirëpo në të dytën arritën t’i mposhtnin me rezultat bindës.

Fabregas e ka përshkruar këtë takim si të pushtuar nga Italia dhe sipas tij Turqia nuk arriti të mbante as dhjetë sekonda topin në këmbët e tyre.

Lexo po ashtu Pozita jashtë loje nga goditja e këndit që i habiti të gjithë në ndeshjen Turqi-Itali

“Jam shumë i impresionuar, Italia bëri atë që duhej edhe në pjesën e dytë”, ka thënë fillimisht Fabregas.

“Ata vazhdonin e vazhdonin që të luanin shpejt, të lëviznin shpejt, të bënin vrapime të thella. Turqia nuk mund të mbante topin”.

Lexo po ashtu Italia demolon Turqinë në ndeshjen hapëse – italianët mesazh të qartë rivalëve

“Nuk e kishte në zotërim as për dhjetë sekonda se Itali “të hante të gjallë”.

“Vrapimet e vogla që bëri Imobile ishin fantastike, Jorginho dhe Barella ishin të shkëlqyeshëm gjithashtu. Fitore e merituar”, ka shtuar më tej mesfushori spanjoll në një analizë për BBC Sport. /Telegrafi/

Exit mobile version