Site icon Telegrafi

Turqia nis manovrat më të mëdha detare në historinë e vendit

Ankaraja zyrtare është duke zhvilluar manovrat më të mëdha detare të historisë së saj me pjesëmarrjen e mbi 100 anijeve njëkohësisht në tre detet që e rrethojnë.

Manovrat katër ditore të quajtura “Atdheu i kaltër 2019” filloi me pjesëmarrjen e 103 anijeve në Detin e Zi,  atë Egje dhe Mesdheun Lindor.

Stërvitja ishte planifikuar gjashtë muaj më parë në përputhje me rregullat e NATO-s.

Flota përbëhet nga 13 fregata, 6 korveta, 16 anije sulmuese, 7 nëndetëse, 14 anije patrullimi dhe shumë të tjera.

Stërvitja koordinohet nga Qendra e Komandës së Luftës Detare dhe do të zgjasë deri më 2 mars.

Exit mobile version