Presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kanë rënë dakord që pagesat me furnizimet e pjesshme me gaz të bëhen me monedhën ruse rubla.
Bisedimet dypalëshe, të mbajtura në Sochi, zgjatën mbi katër orë të premten, raporton cnn.
“Në procesin e negociatave, presidentët ranë dakord që të fillonin pagesat në rubla për furnizimet e pjesshme të gazit”, u tha gazetarëve zëvendëskryeministri rus Alexander Novak pas takimit.
Russian President Vladimir Putin meets Turkish President Recep Tayyip Erdogan in Sochi for talks.
The meeting between the two leaders is being held at Putin's Black Sea residence in Sochi.
Ukraine war latest 👉 https://t.co/C7aErOdrr8 pic.twitter.com/TZtoD6M4WE
— Sky News (@SkyNews) August 5, 2022
“Po flasim për kalimin në monedhat kombëtare dhe në fazën e parë, një pjesë e furnizimeve do të paguhen në rubla ruse. Dhe kjo është me të vërtetë një fazë e re, mundësi të reja, duke përfshirë zhvillimin e marrëdhënieve tona monetare dhe financiare”, tha Novak.
Novak tha gjithashtu se të dy presidentët arritën marrëveshje për krijimin e bllokut bankar financiar “për të mundësuar kompanitë tregtare, qytetarët rusë, të paguajnë gjatë udhëtimeve turistike dhe të shkëmbejnë para”.
Putin dhe Erdogan ranë dakord për të mbajtur takimin e radhës të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Ruso-Turk në Turqi.
Ndryshe, shtetet evropiane pas vendosjes së sanksioneve ndaj shtetit rus kanë refuzuar që të paguajnë me rubla blerjen e gazit. /Telegrafi/