Telegrafi

Turqia ndërton murin gjigant përgjatë vijës kufitare me Iranin, dëshiron të parandalojë valën e emigrantëve nga Afganistani

Turqia po ndërton një mur prej betoni përgjatë kufirit me Iranin, me qëllim që të parandalojë valën e emigrantëve nga Afganistani, shkruan AFP.

Mijëra njerëz duan të ikin nga Afganistani, që kur talebanët morën nën kontroll pothuajse tërë territorin e Afganistanit, transmeton Telegrafi.

Siç raporton The Guardian, Turqia tashmë ka pranuar miliona refugjatë nga Siria, e ky vend po frikësohet nga një valë e re e emigrantëve nga Afganistani – kështu është vendosur që të ndërtohet muri prej 295 kilometrave që do të shërbej si barrierë dhe do të jetë i veshur edhe me tela gjembor.

Në anën tjetër, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka propozuar që të takohet me talebanët dhe të diskutojnë për paqen në Afganistan. /Telegrafi/