Turqia nuk do të mundej aq lehtë të përparojë ushtarakisht në Siri, nëse nuk do të kishte “zhvillim pozitiv” të marrëdhënieve me Rusinë, deklaroi zëvendëskryeministri turk, Nurettin Canikli.
“Nuk do të mundnim aq qetë ta fillojmë operacionin “Mburoja e Eufratit”, nëse nuk do të kishim zhvillim pozitiv në marrëdhëniet me Rusinë, theksoi Canikli për televizionin TGRT.
Marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Turqisë u përkeqësuan vjeshtën e kaluar pasi që mbrojtja kundërajrore turke rrëzoi një aeroplan ushtarak rus mbi kufirin me Sirinë. Afrimi ndërmjet dy vendeve filloi pas grusht shtetit të pasuksesshëm në Turqi në korrik të këtij viti, që tashmë në gusht dy vendet të nënshkruajnë një seri marrëveshjes për bashkëpunim dhe marrëdhëniet e tyre u përmirësuan dukshëm.
Shpejtë pas nënshkrimit të marrëveshjeve, Turqia e filloi operacionin “Mburoja e Eufratit”, qëllimi i të cilit ishte shtypja e luftëtarëve të grupit Shteti islamik nga territori sirian përgjatë kufirit me Turqinë, por edhe ndihmë forcave kryengritëse turkmene dhe arabe në Sirinë veriore.
Xhanikli në deklaratë theksoi se Turqia nuk ka hequr dorë nga “qëllimi i saj themelor në Siri” edhe përkundër “negociatave produktive” të presidentit turk, Rexhep Tayip Erdogan me kolegun e tij rus, Vladimir Putin, me të cilin ka biseduar “disa herë gjatë javës së kaluar”.
Erdogan të martën deklaroi se Turqia nuk heqë dorë nga ideja për ndërrim të pushtetit të presidentit sirian Bashar al Asad, që është në kundërshtim me angazhimet e Rusisë, e cila është aleatja më besnike e autoriteteve në Damask.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov dje deklaroi se Moska është e befasuar nga deklarata e Erdoganit se forcat turke janë të pranishme në Siri me qëllim që ta rrëzojnë Asadin, për ç’arsye pret sqarim nga Ankaraja.
“Kjo deklaratë me të vërtetë është risi për ne. Ajo është deklaratë serioze dhe dallon nga të kaluarat, si dhe nga pikëpamja jonë e gjendjes. Shpresojmë se partnerët tanë turq do të na japin ndonjë sqarim për atë”, theksoi Peskov.