Telegrafi

Turqia miraton ekstradimin në Shqipëri të Dritan Rexhepit

Turqia ka miratuar ditën e sotme ekstradimin në Shqipëri të Dritan Rexhepit.

Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se pritet gjatë kësaj jave miratimi nga ministri turk i drejtësisë.

Ky fakt u pohua në Gjykatën e Posaçme nga avokatja e Rexhepit, e cila në seancën për paraqitjen e provave ku Rexhepi është i pandehur për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Kush është Dritan Rexhepi:

Dritan Rexhepi, shqiptari që dyshohet se është ‘koka’ e rrjetit kombëtar të trafikimit të kokainës në Evropë u arrestua më 10 nëntor të vitit 2023 në Stamboll.

Shqiptari me i kërkuar në botë, Dritan (Gramos) Rexhepi, i arratisur nga burgjet e tri shteteve është cilësuar si vrasësi i parë me pagesë në Shqipëri. Ai akuzohet në Shqipëri për vrasjen e dy policëve.

Emri i tij lidhet edhe me rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz në janar të 2020, pasi vëllai i tij Astrit Prenga dyshohet se vodhi një sasi të konsiderueshme kokaine në Angli që vinte nga Amerika Latine, dhe që i përkiste pikërisht Dritan Rexhepit.

Dritan Rexhepi është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi në vitin 1998.