Telegrafi

Turqia merr përkrahjen e Greqisë për anëtarësim në BE

Kryeministri turk tha se ky vit do të ofrojë mundësi të reja për marrëdhëniet midis dy vendeve, dhe se ai shpreson fillimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, ushtrisë, tregtisë dhe kulturës.

Karamanlis ndërkaq shprehu mbështetjen për përpjekjet e Turqisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. "Turqia duhet të lejohet të futet në Bashkimin Evropian kur të plotësojë të gjitha kërkesat për anëtarësim. Një nga standardet më të rëndësishme është trajtimi i drejtë i të gjitha pakicave", tha ai.

Erdogan dhe Karamanlis u angazhuan gjithashtu që të punojnë për të bashkuar ishullin e ndarë të Qipros, por thanë se ato përpjekje nuk do të fillonin derisa të zhvilloheshin zgjedhjet në anën greke të ishullit.

Erdogan ndërkaq siç bën të ditur VoA, tha se dy udhëheqësit do të punonin për ta bërë Egjeun një det të paqes.

Gjatë tre dekadave të fundit, të dy vendet kanë qenë disa herë në prag të luftës. Por vizita shihet si një hap i rëndësishëm për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe.