Site icon Telegrafi

Turqia kurrë s’ka fituar më 12 nëntor, ogur i mirë për Kosovën?

Kombëtarja e Turqisë ka një histori të gjatë nëpër kampanjat kualifikuese për evropianë dhe botërorë.

Megjithatë, sa herë ka luajtur kombëtarja otomane më 12 nëntor, nuk ka arritur sukses.

Turqia dështoi katër herë të fitojë në këtë datë.

Lexo po ashtu Fatih Terim e quan vëlla shtetin e Kosovës

Më 1961 në shtëpi Bashkimi Sovjetik e ka mposhtur në udhëtim Turqinë, teksa në vitin 2008 si mysafir te Zvicra turqit pësuan me rezultat 2-0.

Një humbje tjetër turqit e pësuan nga Brazili me rezultat 4-0 në vitin 2014, teksa në vitin 1986 në kualifikueset e evropianit pa gola mbaroi dueli ndaj Irlandës së Veriut.

Lexo po ashtu Fatih Terim thotë se ndaj Kosovës do të jetë ndeshje e vështirë

Në 93 vitet e ekzistencës së kombëtares turke në futboll, shkruan Telegrafi, Turqia ka zhvilluar 68 ndeshje në nëntor, ka regjistruar 24 fitore, 29 humbje dhe 15 barazime, duke shënuar 92 gola dhe duke pranuar 106.

A është nëntori ogur i mirë për Kosovën që të shkaktojë befasinë e madhe për mbarë botën e futbollit? Mbetet të shihet… /Telegrafi/

Exit mobile version