Telegrafi

Turqia kujton grusht-shtetin e një vit më parë

Qeveria turke ka përkujtuar sot përpjekjen e dështuar të një fraksioni ushtarak për grusht shtet.

Kryeministri Binali Yildirim vizitoi sot në Stamboll varret e personave që u vranë më 15 korrik, raporton DPA.

Që nga mesi i korrikut të vitit të kaluar, Turqia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe i dha pushtet të gjerë – përmes referendumit – autoritetit të presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Më shumë se 50,000 persona janë arrestuar nën dyshimet se janë kundërshtarë politikë dhe mbështetës të puçit kundër Erdoganit.

Qeveria turke ka fajësuar klerikun mysliman, Fethullah Gulen, një ish-aleat i Erdoganit, për organizimin e grusht shtetit, akuza këto të cilat ai i ka mohuar.

Erdogan do të mbajë një fjalim më 16 korrik në Parlamentin turk, transmeton KosovaPress.