Telegrafi

Turqia konkretizon mbështetjën për bujqësinë e Kosovës

Gjatë këtij takimi është folur për konkretizimin e aktiviteteve në mbështetje të bujqësisë së Kosovës nga Republika e Turqisë dhe nënshkrimit të një Marrëveshjeje për Bashkëpunim që do të bëhet muajin e ardhshëm.

Ambasadori Volkan Turk Vural ndër të tjera tha se interesimi i biznesit turk për Kosovën po shënon rritje të vazhdueshme dhe gjatë periudhës vijuese mund të konkretizohen shumë projekte që janë me levërdi ekonomike, sidomos në fushën e dhentarisë.

Po theksojmë me këtë rast se në Rajonin e Sharrit, Projekti TIKA i Turqisë ka dhënë kontribut konkret në blegtori, ku janë shënuar rezultate inkurajuese , duke ndihmuar 50 familje në Opojë dhe Gorë me dhurimin e nga 20 krerë dele për familje.

Me këtë rast është ritheksuar edhe njëherë pajtimi i mëhershëm që një delegacion i MBPZHR e pati bërë gjatë vizitës në Turqi, ku të dyja palët janë marrë vesh që në Kosovë të ngritet një fidanishte me bashkëpunim të ndërsjellë.

Ministri i Minitrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Blerand Stavileci e ka falënderuar Ambasadorin e Republikës së Turqisë për mbështetjen e Turqisë për Kosovës në fushën e bujqësisë dhe , tha tutje ministri Stavileci, kjo tregon qartë se interesimi i biznesit turk dhe kosovar është duke u rritur në vazhdimësi. Po ashtu, të dyja palët kanë shprehur interesim të madh për të bashkëpunuar në shumë fusha ekonomike-bujqësore.