Site icon Telegrafi

Turqia konfirmon viktimën e dytë nga coronavirusi – dyfishohet numri i të prekurve

Turqia ka konfirmuar vdekjen e pacientit të dytë nga coronavirusi, ndërsa bëhet fjalë për një burrë 61-vjeç, raporton The Guardian, përcjell Telegrafi.

Ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca, ka thënë se numri i rasteve nga coronavirusi në vend është dyfishuar nga 98 në 191.

Kujtojmë se vendi më i prekur nga coronavirusi në Evropë është Italia me 35 mijë raste, ndërsa 475 persona ndërruan jetë për një ditë, shifër kjo që shënoi rekord që nga shpërthimi i epidemisë, ndërkaq numri i përgjithshëm i viktimave është 2,978. /Telegrafi/

Exit mobile version