Qyteti i Idlibit është duke kaluar një krizë të re dhe Turqia, Rusia, Irani dhe aleatët e tjerë duhet të bashkëpunojnë patjetër për të parandaluar një tragjedi humanitare, theksoi ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, duke folur me disa ambasadore të huaj.
‘’Një operacion ushtarak kundër Idlibit do të provokonte një katastrofë, një tragjedi humanitare’’, ka shtuar Akar.
Gjatë orëve të fundit, Ankaraja ka dërguar përforcime ushtarake në rajon, qëndresa e fundit kundër regjimit në Sirinë Veriperëndimore.