Site icon Telegrafi

Turqia kërkon nga Berlini të ekstradojë pjesëmarrësin e puçit ushtarak

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë i ka dërguar sot notë diplomatike Gjermanisë, përmes të cilës kërkon ekstradimin e një profesori të teologjisë, i dyshuar se ka pasur rol të rëndësishëm në puçin e dështuar ushtarak të vitit të kaluar.

“Turqia ka kërkuar ekstradimin e Adil Oksuz, i cili ishte në mesin e kryengritësve nga radhët e forcave ajrore, të cilat vitin e kaluar bombarduan parlamentin, në përpjekje për të rrëzuar qeverinë”, deklaroi ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu.

Exit mobile version